Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor ka bërë me dije se në rrugën “Vudro Vilson”, në Kamenicë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom pasi i njëjti e kishte sulmuar viktimën mashkull K/Serb, të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.