Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në profilin e tij i ka përgëzuar vashat: Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu, medaliste në Botërorin e Karatesë
“Tri karateistet nga Gjilani, Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu kanë shkruar historinë duke u bërë të parat në vendin tonë që fitojnë medalje në kampionat botëror”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai u shpreh se medalje e bronztë për Kosovën nga vajzat tona, falë suksesit të tyre dhe angazhimit të pandërprerë nga trajneri i tyre, Alban Beqiri.
“Vashat si to, janë krenaria e vendit dhe e qytetit. Urime ekipit dhe gjithë Kosovës”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/.