Mbahet takimi koordinues në mes Menaxhmentit të Kompanisë Hidromorava dhe Drejtorit të DSHP-Gjilan, rreth projektit të instalimit të gypave dhe ndërtimit të kolektorëve në rrugën “Hamdi Kurteshi”.
UD/Kryeshefit Ekzekutivi Hidromoravës, Granit Sylejmani së bashku me Shefin e Operativës Mumin Morina kanë pritur në takim Drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Gjilanit, Mentor Mihovci.
“Projekti komunal i zgjerimit dhe modernizimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” pranë Lumit “Stanishkorka” dhe rregullimi i shtratit të lumit do të përcillet edhe me investime në infrastrukturë përcjellëse si, ndërtimi i kolektorëve për ujëra të zeza dhe ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, ka bërë me dije, Sylejmani.
Sipas tij, palët në takim u dakorduan që të koordinohen punët që projekti të përmbush standardet më të larta profesionale projektuese. /2LONLINE/