Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje ne progres te një kafiteri në fshatin Llabjan, patrulla policore ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një veturë të dyshuar me targa 05 me vozitës të pa njohur, vetura nuk është ndalur në urdhër të policit dhe kanë ikur duke braktisur veturën në një rrugicë, kurse personat kanë ikur në pyll.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se pas verifikimit të veturës është vërtetuar se targat janë false nuk i përkasin asaj veture.
“Vetura në fjalë është konfiskuar dhe dyshohet të jetë e falsifikuar. Pas një pune hetimore është arrestuar edhe i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës.
Për rastin është njoftua prokurori kujdestar dhe rasti i dedikohet prokurorisë në procedurë të rregullt.