Pas një seance dëgjimore të mbajtur në Beograd, sot janë lënë të lirë dy të arrestuarit të së mërkurës në kufirin e Serbisë me Kosovën, në Depcë të Preshevës.
Dy të arrestuarit Burim Fazliu dhe Kamber Sahiti janë liruar me një kërkim falje, siç i është thënë në gjykatë “për shkak të neglizhencës administrative për përcjelljen e informatave deri te Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë”.
Dy të sapo liruarit janë nisur për në Preshevë ku pritet të mbërrijnë rreth orës 18h. transmeton titulli.