DYLON

Ismaili: Ka ardhur koha që në Gjilan të sjellim Kupën e Kosovës!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Objektivi i Klubit të futbollit “Drita” nga Gjilani është Kupa e Kosovës dhe një sezon pranveror të suksesshëm u shprehen zyrtarët e klubit Gjilanas, Saqip Shala dhe Besim Ismaili.

“Në skuadër kemi lojtarë vërtet cilësorë, të cilët kanë premtuar të japin më të mirën e tyre, në mënyrë që skuadra të arrijë objektivat e këtij sezoni. Objektivi ynë është Kupa e Kosovës, por dua të theksoj sa i përket renditjes ne tabele aty jemi përkohësisht,  synim kemi qe te kemi ngritje ne renditjen tabelare. Kam bindjen se do të kemi një sezon të suksesshëm” ka thënë nënkryetari i bordit Besim Ismaili.

EkoHigjiena

Edhe Ismaili edhe Shala thanë se po përpiqen të formojnë një grup të denjë, i cili të jetë i aftë për të përballuar me sukses sezonin.

Ismaili thotë se ka ardhur koha që në qytetin e Gjilanit ta sjellim Kupën e shumëpritur, derisa në ktë beson edhe kryetari i bordit Saqip Shala i cili duke kthyer në kujtesë  sezonin 2000/01, ka shprehur besimin e plotë se Drita do të fitojë kupën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.