Rexhepi gjatë këtij takimi shoqërohej edhe nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Behar Selimi, ndihmësdrejtorin e përgjithshëm të Shtyllës Operative Shpend Maxhunin si dhe epror tjerë të lartë, në kuadër të Rajonit të Gjilanit.
Gjatë bisedës me drejtues të policisë në Rajoni ne Gjilanit, është vlerësuar si nga ana e ministrit Rexhepi ashtu dhe nga komandanti i stacionit policor të Gjilanit, kapiten Ridvan Xhemajli, se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe stabile. Gjithashtu dhe liria e lëvizjes për të gjithë pjesëtarët e komunitetit që jetojnë në regjionin e Gjilanit është e nivelit të dëshirueshëm.
“Gjilani shtrihet përgjatë kufirit me Serbinë e me Maqedoninë, por që qëndron shumë mirë, punët kryhen si është më së miri, bashkëpunojnë me policinë kufitare dhe në përgjithësi jemi të kënaqur me punën që bëhet këtu”, ka thënë ministri Rexhepi.
Drejtori i përgjithshëm i PK-së, Behar Selimi përgëzoj eprorët dhe oficerët policor duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me implementimin e Metodologjisë së re të punës sektoriale në mënyrë që sa më tepër të jemi pranë qytetarëve duke e çmuar krenari punën policore, po ashtu falënderim të veçantë shprehu për ndihmë që për çdo ditë po rritet nga qytetarët dhanë policisë.
“Në bazë të statistikave që posedojmë në rajonin e Gjilanit ka parandalim të krimit ordiner dhe kërkuam që të vazhdohet edhe më tej në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit e të dukurive të tjera”, ka thënë Behar Selimi,
Ai ka shtuar se ditëve në vazhdim do të shihen rezultate të tjera të policisë së Kosovës, duke parandaluar aktivitete kriminale, duke bashkëpunuar me policinë e EULEX-it e të KFOR-it e edhe me policinë në vijën kufitare./2lonline/