Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të “dhunës në familje”, që ka ndodhur në Gjilan, ku policia ka arrestuar një të dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/