/2L ONLINE/ – Nënkryetari i komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi së bashku me drejtorin e administratës Valon Maliqi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Kosovo Center for Bussiness Support (KCBS), Nazmi Pllana, drejtor ekzekutiv, Burim Korqa – menaxher i programeve dhe koordinatorin e projektit, Besim Haziri. Ata kanë njoftuar përfaqësuesit e komunës rreth fillimit të implementimit të projektit “Të Drejtat Pronësore të Grave, Fuqizimi i Tyre”.
Nikoqirët, pasi i kanë falënderuar përfaqësuesit e kësaj organizate për vizitën, u kanë ofruar mbështetje maksimale institucionale për implementimin e këtij projeki në komunën e Kamenicës.
Projekti “Të drejtat Pronësore të Grave, Fuqizimi i Tyre”, i cili financohet nga USAID, ka për qëllim funksionalizimin e zyrës për regjistrim civil në zbatimin e obligimeve ligjore për dërgimin e certifikatave të aktit të vdekjes në gjykatë për procedurë të mëtutjeshme trashëgimore në komunën e Kamenicës.
Përfaqësuesit e organizatës Kosovo Center for Bussiness Support (KCBS), kanë falënderuar nënkryetarin Matoshi dhe drejtorin Maliqi për pritjen dhe për ofrimin e mbështetjes institucionale. Ky Projekt u vleresua i rëndësishëm për komunën e Kamenicës. /2L ONLINE/