DYLON

Organizata italiane ofron përkrahje për shëndetësinë në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani sot priti në takim përfaqësuesin e Organizatës “Trentina aiuto per i Balcani” z. Nazmi Berisha me bashkëpunëtorë, nga provinca Trento-Itali.

Ministri Rrahmani ka falënderuar z. Berisha për përkrahjen që ka dhënë në fushën e shëndetësisë dhe ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunimin e MSh-së, me qëllim të lehtësimit të procedurave për implementimin e projekteve mbështetëse nga organizata për shëndetësinë e vendit.

EkoHigjiena

Z. Berisha është shprehur i gatshëm të ndihmojë shëndetësinë edhe në të ardhmen, duke orientuar ndihmat aty ku qytetarët e vendit kanë nevojë më shumë.

Organizata “Trentina aiuto per i Balcani”, ka ofruar shërim për pacientët kosovarë me nevoja të ndryshme, duke ua hequr të gjitha shpenzimet, ka rinovuar ambulanca në territorin e Kosovës, ka bërë dhurimin e dy autoambulancave dhe aktivitete të tjera në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.