Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë, ankuesi ka lajmëruar në polici se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin hambarit të tij me drithëra, pajisje pune dhe fidanë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Rasti është duke u hetuar.