LDK e vlerëson pozitivisht raportin e punës së kryetarit të komunës për periudhën janar-dhjetor 2019

LDK e vlerëson pozitivisht raportin e punës së kryetarit të komunës për periudhën janar-dhjetor 2019

Avdyl Aliu, shef i grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në seancë ne sotme e ka vlerësuar pozitivisht raporti e punës së Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri për periudhën janar-dhjetor 2019.

Aliu duke dhënë vlerësimet e këtij grupimi për punën e kryetarit dhe të qeverise komunale në përgjithësi për periudhën Janar-Dhjetor 2019, tha se duke pas parasysh raportimet e shpeshta që na servohen në kuvend si dhe debatet e shpeshta me qytetarë, dy here brenda vitit, sigurisht se nuk është vështirë të dihet se vlerësimi ynë është shumë pozitivë për raportin në fjalë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

“Raporti në fjalë përmbushë nevojat ligjore të raportimit të saktë dhe në kohë reale në njërën në njërën anë si dhe në anën tjetër nevojat që ne si Kuvend e përmes nesh edhe publiku i gjërë të jenë të njoftuar për punët dhe aktivitetet e Qeverisë Komunale në përgjithësi e në veçanti punët, aktivitetet, rezultatet dhe sfidat në të gjitha drejtoritë, zyrat dhe njësitë administrative komunale”, ka thënë Aliu.

Ai tha se i gëzohen bashkëpunimit që e kanë edhe gjatë kësaj periudhe qeveria komunale dhe kuvendi komunal edhe pse fatkeqësisht ky bashkëpunim nganjëherë mundohet të përkthehet ndryshe.

Aliu tha se edhe gjatë kësaj periudhe qeverisja komunale në përgjithësi, të gjitha drejtoritë, zyret dhe njësitë e komunës kanë punuar me kompetencë të plotë në përmbushje të nevojave dhe kërkesave komunitare.

Sipas tij, raporti në fjalë në vëllimin prej 111 faqeve përmban projektet e realizuara dhe ato që janë në realizim e sipër të secilës drejtori si dhe të gjitha aktivitetet tjera veç e veç sipas specifikave të punës në secilën drejtori për periudhën Janar-Dhjetor 2019.

“Edhe në këtë periudhë shihet një nivel i lartë i angazhimit dhe interesimit për të mbajtur drejtimin e duhur në përmbushje të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të komunës. Vazhdohet me disiplinë buxhetore, me transparencë dhe llogaridhënie në secilin rast dhe në secilën kohë që kërkohet. Ka vazhduar bashkëpunimi me instancat vendore dhe ndërkombëtare, me donatorë, partnerë dhe investitorë për realizimin e projekteve të ndryshme komunitare”, ka thënë Aliu, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas tij, në të gjitha këto punë, aktivitete dhe projekte padyshim që Kuvendi Komunal e ka rolin e vet si bashkëpjesëmarrës duke u nisur nga fakti ne kuvendarët edhe i kemi nxjerrë aktet komunale që bëjnë të mundur realizimin e këtyre projekteve.

“Krejt për fund, inkurajomë kryetarin, nënkryetarin dhe drejtorët që të vazhdohet me punë dhe insistojmë në punë më të mira si nga aspekti i kualitetit ashtu edhe ai i kuantitetit sepse konsiderojmë se gjithmonë ka mundësi edhe për më shumë”, ka thënë Aliu. /2LONLINE.com/

KOMENTE