DYLON

Moti në vendin tonë

Moti në vendin tonë
Avatar photo Redaksia

Java e parë e muajit qershor vazhdon me kushte po thuajse të ngjashme meteorologjike, për sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

Mirëpo nga dita e mërkurë parashihen masa të ngrohta të ajrit të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duk bërë që grafiku në fushat termike të shënoj rritje në të dy vlerat ekstreme.

Një qershori është dita kur fillon stina e verës meteorologjike, kështu që ditët parashihen të jenë më të gjata dhe më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët në sasi.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Sasitë e reshjeve gjatë muajit maj u regjistruan nga 25 deri 70 litër për metër katror, ndërsa temperaturat më të larta gjatë muajit maj u regjistruan në qytetet: Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë me 33 gradë Celsius, që janë dukshëm mbi vlerat e mesatareve të viteve paraprake, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.