Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 14.12.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Novosellë, komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës, shtetas i Kosovës i cili drejtonte mjetin e tij me tabela vendore.
Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.
Pasi i është bërë alkootesti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit, 1.78 promila. Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, tri pik negative dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/