‘Po vazhdojnë punimet në njêrin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit në rugën “Hamdi Kurteshi”, me vlerë 2.4 milionë euro”, thonë drejtuesit e Komunës së Gjilanit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrojtje e Shpëtim Bejtullah Osmanin, zyrtar komunalë dhe atë të FSK-së kanë inspektuar ecurinë e punimeve.
I pari i Gjilanit, tha se panë nga afër vendosjen e rrethojës së hekurt në brendësi të kazermës së Forcês së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa po vazhdon pastrimi i Lumit Stanishorka si dhe përgatitja e ndërtimit të kolektorit!
“Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një mega projekt që po jetësohet”, tha Alban Hyseni.
Ky projekt ishte prezantuar me 22 janar të këtij viti, në kuadër të projekteve me moton “7 javë – 7 projekte”, derisa gurthemeli ishte vënë me 1 dhjetor të vitit 2023. /2LONLINE/