Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Alban Hyseni, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, vizituan fshatin Vrapqiq dhe takuan qytetarë e anëtarë të strukturave të Pikës.
Sipas Hysenit, Vrapqiqi ende përballet me mungesë të ujësjellësit. Uji i pijshëm është i domosdoshëm, por fatkeqësisht qytetarët në komunën e Gjilanit ende përballen me këtë problematikë.
Hyseni ka thënë se infrastruktura e keqe rrugore krijon vështirësi gjithashtu për jetën e qytetarëve të Vrapqiqit.
“Problemet që i përmendën qytetarët ishin nga më të ndryshmet, por ata pajtoheshin të gjithë njëzëri se ndërrimi i qeverisjes lokale është i domosdoshëm”. /2LONLINE.com/