“Në takimin që mbajtëm me studentë, na njoftuan për problemet e shumta që po hasin në nxënien e dijes. Orari i shkurtër i bibliotekës, mungesa e literaturave të nevojshme, përkrahja e zbehtë komunale e shumë probleme të tjera tregojnë që mbështetja institucionale ka munguar”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Gjilanit.
Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ema Aliu, Mimoza Kadriu e Laurant Shabani, u zotuan para tyre se me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, arsimi do të jetë prioritet. Mësimi dual, ku nxënësve e studentëve do i’u mundësohet mbajtja e praktikës, pasurimi i bibliotekës me tituj të rinj, funksionalizimi i shkollës së bujqësisë, si dhe punësime meritore e me kritere në arsim, ishin vetëm disa nga pikat e programit për arsimin, e për qeverisje më të mirë.
“Rinia, studentet e studentët, masivisht për ndryshim më 17 tetor”, thotë Hyseni. /2LONLINE.com/