DYLON

Ndalohen nga policia dy persona që tentuan të hyjnë në Kosovë përmes kufirit në Bërnjak me test të falsifikuar të COVID-it

Ndalohen nga policia dy persona që tentuan të hyjnë në Kosovë përmes kufirit në Bërnjak me test të falsifikuar të COVID-it
Avatar photo Redaksia

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 14.09.2021 rreth orës 11:00, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar dy meshkuj për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit.

Pas kontrollit të dokumentacionit, gjatë intervistimit dy të dyshuarit: S.S., viti i lindjes 1990, mashkull dhe A.S., viti i lindjes 1987, mashkull, kanë pranuar se kishin falsifikuar dokumentet e prezantuara si teste për COVID 19 dhe sipas tyre ata nuk ishin testuar fare.

EkoHigjiena

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’, i cili  vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.