DYLON

Punëtori mbi “Udhëzuesin për Policinë e Kosovës lidhur me trajtimin e krimeve te urrejtjes”

Punëtori mbi “Udhëzuesin për Policinë e Kosovës lidhur me trajtimin e krimeve te urrejtjes”
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan, misioni i OSBE–së në Kosovë së bashku me Policinë e Kosovës organizojnë punëtori mbi “Udhëzuesin për Policinë e Kosovës lidhur me trajtimin e krimeve te urrejtjes”

Në këtë punëtori pjesëmarrësit u njoftuan  me këtë dokument i cili do të ju shërbej anëtareve te PK – se në trajtimin, hetimin dhe procedimin e krimeve të urrejtjes, pjesëmarrësit në takim, eprorë të PK-së nga DPP dhe DRP në Gjilan, patën diskutime përmbajtjesore dhe dinamike lidhur me temën në fjalë.

EkoHigjiena

Përmes këtij udhëzimi pjesëtarët e  PK-së  synojnë  avancimin e veprimeve për të qenë sa me afër qytetarëve, të jenë më pro aktivë në parandalimin dhe luftimin e krimit, rritjen e cilësisë së shërbimeve, rritjen e efikasitetit dhe sigurisë publike, si dhe rritjen e besueshmërisë se publikut në PK-së.

Në takim të dyja institucionet u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve, me qëllim të avancimit të mëtejmë të policisë rajonale të Gjilanit, dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë . /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.