Bashkë me ekipet mjekësore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë bërë vizita shtëpiake te pacientët të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore.
Kreu i komunës, Alban Hyseni ka thënë se për këto shërbime tash janë tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, derisa në të kaluarën ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.
“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju se kemi zgjeruar shërbimet paliative – vizitat në shtëpi për shtresën e ndjeshme të qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimet në qendrat mjekësore”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Më tej ai shton se falë angazhimit, tani kujdesi paliativ është në dispozicion shtatë ditë në javë, nga ora 07:00 deri në 20:00. Shërbim shëndetësor ndaj çdo qytetari, në çdo kohë dhe në çdo vend.
I pari i Gjilanit, theksoi se në qeverisjen e kaluar ky shërbim kryhej nga vetëm një ekip i përbërë nga dy infermiere dhe asnjë doktor.
“Ndërsa tani ne kemi tre ekipe të përkushtuara – secili me dy infermiere dhe një doktor, ndërsa pas kësaj ore për shërbimin e patronazhit kujdeset ekipi i urgjencës”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, theksoi se rezultatet janë të jashtëzakonshme: vetëm muajin e fundit kanë realizuar 540 vizita, shumë më tepër sesa gjatë gjithë vitit më parë. /2LONLINE/