”Rreth 230 pronarë të tokave në të cilën është rruga qarkore e Gjilanit e ndërtuar pas luftës, do të kompensohen. Ky shpronësim po bëhet pas 25 vjetësh, derisa pritet që rruga e vjetër qarkore të rindërtohet”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Ai shtoi se qarkorja e vjetër është elaborati i radhës për shpronësim, i cili është dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës.
“Shpronësimi po bëhet pas 25 vjetësh për rreth 230 pronarë të tokave. Siç kemi paralajmëruar, do të bëhet edhe rindërtimi i qarkores së vjetër”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/