Rina Ahmeti i është bashkuar ekipit tonë në cilësinë e Këshilltares për Rini. Rina është një vlerë e shtuar për ekipin tonë, pasi që është një aktiviste e hershme dhe e palodhur politike, e cila ka pasur si prioritet të angazhimit të saj politikat rinore dhe fuqizimin e të rinjve, ka bërë me dije Alban hyseni kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai tha se gjatë bisedës me Rinën ka vërejtur pasionin e saj të thellë për fuqizimin e rinisë dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet.
”Ajo beson se të rinjtë kanë fuqinë të bëjnë ndryshimin dhe është këtu sepse beson që s’bashku do të arrijmë të promovojmë çështjet që janë të rëndësishme për të rinjtë dhe të krijojmë mundësi të reja për ata”, ka thënë kryetari Hyseni.
I pari i Gjilanit tha edhe se përveç angazhimit të saj politik që i bashkon tash, basketbolli ibashkonte që në moshë të re!
“Bashkë me aktivistët politikë dhe qytetarët, nuk do të ndalemi”, thotë i pari i Gjilanit. /2LONLINE/