“Ka përfunduar projekti për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, ku mund të eksplorohen, Muzeu i Qytetit, Muzeu Etnologjik dhe Burgu i Vjetër i Qytetit”, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka pritur në takim përfaqësues të kompanisë Lapsi360, pas finalizimit të një projekt për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të Gjilanit
“Ky projekt ka sjellë në jetë një arkivë dixhitale të Muzeut të Qytetit, Muzeut Etnologjik dhe Burgut të Vjetër të Qytetit. Tani, ju mund të eksploroni këto thesare në një format interaktiv 3D dhe Virtual Tour 360 gradë”, tha Hyseni
I pari i komunës shtoi se ishte emocionuese të shihte se si teknologjia i ndihmon të ruajnë identitetin tonë kulturor dhe ta bëjnë atë më të qasshëm për brezat e ardhshëm. Tani, çdo qytetar ka mundësinë të vizitojë këto objekte historike nga komoditeti i shtëpisë së tij.
“Ju ftoj të bashkoheni në këtë aventurë kulturore! Klikoni në linkun e mëposhtëm dhe zbuloni thesaret e Gjilanit në një format modern dhe interaktiv: https://www.arkivakulturoregjilan.org/”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/