“Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare i janë shtuar mjekë, stomatologë e staf mbështetës. Kjo po bëhet me qëllim të ofrimit të shërbimeve më cilësore për pacientët”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për të bërë të ditur se 20 mjekë dhe 5 stomatologë, së bashku me staf mbështetës, i janë bashkuar QKMF-së.
“Shërbimi primar është zgjeruar me një rritje të stafit përmes kontraktimit të shërbimeve. Pothuajse asnjë mjekë nuk po mbetet pa punë”, tha Hyseni.
Kreu i Gjilanit, më tej theksoi se punësimi synon ofrimin e shërbimeve cilësore dhe parandalimin e migrimit. /2LONLINE/