Ka përfunduar procesi i dëgjimeve buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit.
Dëgjimet janë realizuar me komunitetin shëndetësor, arsimor, të kulturës, rinisë e sportit, bujqësisë, banorët e fshatrave, komunitetet jo shumicë dhe me gratë e komunës.
Këto grupe kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre të cilat do të inkorporohen në planifikimet e buxhetit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se përfshirja qytetare në vendimmarrje, bashkë me transparencën dhe llogaridhënien, janë angazhimet bazë të qeverisjes sonë.
I pari i komunës tregon se për të siguruar që buxheti komunal përfshin edhe kërkesat direkte të qytetarëve, kanë organizuar dhe mbajtur 8 dëgjime publike, me përfshirjen e komunitetit shëndetësor, fshatrave, komunitetit artistik, bujqve, fushës së arsimit, sportistëve, grave dhe komuniteteve jo shumicë.
“Buxhetimi me pjesëmarrje, nga njëra anë dhe dëgjimet e tilla nga ana tjetër, po sigurojnë që Komuna e Gjilanit të jetë modeli i qeverisjes demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/