Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban hyseni ka thënë se investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nuk po ndalen edhe përkundër problemeve dhe se ka përmendur asfaltimet që kanë vazhduar në Bresalc.
Hyseni bëri të ditur se mbi 160 mijë euro dhe rreth 1.5 kilometra gjatësi, është projekti i radhës në fshatin Bresalc.
“Pas shumë kërkesave dhe pritjes së gjatë, banorët e Bresalcit, më në fund po bëhen me infrastrukturën e nevojshme”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se pavarësisht pengesave, janë të përkushtuar që të punojnë pa ndalur dhe pareshtur, në interes të qytetarëve. /2LONLINE/