Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se pastrimi i shtretërve të lumenjve po vazhdon tani edhe në Bresalc dhe Miresh.
“Për dy vite me radhë, kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke parë nevojën e madhe për pastrim dhe zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht”, ka thënë kryetari Hyseni.
Sipas tij, lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU “Ibrahim Uruqi”. “Kjo gjendje tashmë është sanuar”, ka thënë i pari i Gjilanit. /2LONLINE/