“Mireshi ka vendosur për Lëvizjen Vetëvendosje”, thotë Alban Hyseni, kandidat i kësaj Lëvizjeje për kryetar komune, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Alban Hyseni, që bashkë me kandidatët për asamble Bedri Asllani, Florentina Vokshi e Bejtullah Osmani,ishin në Miresh, ka thënë se mbetën të habitur me mënyrën se si kanë funksionuar qeveritë paraprake në këtë fshat, ku janë shtruar rrugët e janë dhënë ndihma të ndryshme vetëm në pjesët ku i kanë pasur njerëzit dhe votat e tyre pushtetet e kaluara.
Hyseni u zotua se pabarazia në trajtimin e komunitetit me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje merr fund! Vetëm së bashku, mund të bëjmë gjëra të mira e të mëdha.