“Me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100% krahasuar me vitin paraprak, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në komunën e Gjilanit”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Kryetari Hyseni ka bërë me dije “Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi” është punëtoria e radhës e organizuar për fermerët e komunës së Gjilanit. Bashkë me fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante, morëm pjesë në punëtorinë dy ditore të organizuar nga komuna e Gjilanit.
Për më tepër shih postimin e tij të plotë:
Postimi i plotë:
“Nëse keni ngrënë sot, falënderoni një fermer”
“Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi” është punëtoria e radhës e organizuar për fermerët e komunës së Gjilanit. Bashkë me fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante, morëm pjesë në punëtorinë dy ditore të organizuar nga komuna e Gjilanit.
Para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm, nga rritja e sipërfaqeve me misër me qëllim të futjes së silazhimit si kulturë për përgatitje të ushqimit për kafshë; deri tek sistemi i ujitjes, trajnimet e vizitat studimore për fermerë, subvencionimi i ruajtjes së pemëve, subvencionimi i qumështit e inseminimi artificial i kafshëve.
Me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100% krahasuar me vitin paraprak, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në komunën e Gjilanit! /2LONLINE/