Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka prit ministrin e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Liburn Aliun, zëvendës ministrin Hysen Durmishin dhe këshilltarin Arianit Sadikun.
“Nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit për disa projekte”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se projekti i parë është ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetit. Investimet në qarkoren egzistuese. Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Ranatoc – Kokaj. Ndërtimi i Rrugës Nekibe Kelmendi.
Më tej kryetari Hyseni, tha se do të bëhet edhe ndërtimi i rrugës Fidanishte 2. Po ashtu edhe: Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Livoq dhe Cernicë – Gjilan. Si dhe ndërtimi i trotuarit në Bresalc.
“Vëmendje institucionale e investive. Parime të përbashkëta e punë për të mirën e qytetarëve”, tha kryetari Hyseni.
Në takim ishte edhe Ali Arifi, drejtor për Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit. /2LONLINE/