Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni bashkë me shefen e shtabit zgjedhor të Qendrës, deputeten Arijeta Rexhepi dhe kandidatët për Asamble, Krenare Latifi Kqiku, Ardhmërie Jakupi, Esra Sadiku, Dr. Ilaz Poroshtica dhe Ganimet Sabedini, takuan sot anëtarë të nënshtabit Dheu i Bardhë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve Hyseni ndër të tjerash tha: “Mobilizimin për zgjedhjet lokale të tetorit do ta përcjellë fryma e 14 shkurtit, entuziazmi i fitores dhe energjia e ndryshimit. Mendësia e keqqeverisjes së bazuar në mashtrime e manipulime duhet të marrë fund edhe në Komunë. Lista jonë ka profesionistë të dalluar, secili në fushën e tyre dhe përfaqësues të lagjeve e fshatrave”
Ndërsa shefja e shtabit Arijeta Rexhepi, kërkoi angazhim të të gjitha strukturave të Dheut të Bardhë për, siç th, fitoren e madhe të 17 tetorit.