DYLON

Haziri inkurajon të rinjtë për aftësim në ndërmarrësi

Haziri inkurajon të rinjtë për aftësim në ndërmarrësi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin me Agjensionin për Zhvillim Rajonal Lindje, ka ftuar ndërmarrësit dhe të rinjtë e moshave 18 – 25 vjet, që deri me datën 30 shtator, të aplikojnë në trajnimet për ndërmarrësi, plan biznesi, marketing dhe menaxhim financiar, sepse do t’i kontribuojnë përgatitjes për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“AZhR-Lindje gjithmonë ofron mundësi të mira dhe shumë të veçanta për rininë, prandaj edhe trajnimet në fushën e ekonomisë janë në këtë funksion. Me këto trajnime të rinjtë aftësohen në të bërit biznes, në modulet e marketingut, menaxhimit të financave dhe hapat që duhet të ndiqen në krijimin e një biznesi të suksesshëm. Rinia gjilanase është e veçantë dhe shumë aktive, prandaj kjo është edhe një mundësi e përfitimit të njohurive në fushën ekonomike që do t’i pavarësojë ekonomikisht të rinjtë duke shkaktuar biznese të reja”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Ndërsa Agim Zeka, drejtor i AZhR-Lindje, ka theksuar se ky është një bashkëpunim mes dy Komunave dhe Gjilani ka ofruar mbështetjen e plotë me zotimin e kryetarit Haziri për mbështetje, sikur që në këtë drejtim në bashkëpunim dhe bashkëorganizim është edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gjithashtu, Zeka ka bërë të ditur se aplikacionet mund të shkarkohen nga ueb faqja e AZhR-Lindje në platformën Facebook dhe të plotësuara të dërgohen në adresën elektronike [email protected]. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.