I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar objektin e renovuar të ish-QKMF-ës në të cilin tash janë Policia Rajonale e Gjilanit.
Ai bashkë me drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit Agron Rukiqin, kanë parë mjediset e reja të punës për policët e rajonit.
“Me krenari po ndihmojmë Policinë e Kosovës. Së bashku me drejtorinë rajonal dhe pjesëtarë të tjerë të PK-së, kemi vizituar ambientet e tyre të reja të punës”, tha Alban Hysnei.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregoi se nga kontejnerët me afat skadimi tash e 15 vite, nga ish-burgu i qytetit dhe zyrat pa kushte minimale, në ambiente tërësisht të renovuara me kushte të mira dhe të denja për punë. /2LONLINE/