DYLON

PDK: Doktorët e rinj kanë mbetur pa paga, kryetari ta trajtojë me urgjencë këtë çështje

PDK: Doktorët e rinj kanë mbetur pa paga, kryetari ta trajtojë me urgjencë këtë çështje
Avatar photo Redaksia

“’Doktorët e rinj kanë mbetur pa paga, kryetari ta trajtojë me të njëjtën urgjencë këtë çështje, ashtu siç i ka trajtuar punësimet e kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të tij”, thuhet në një komunikatë të Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

Ja Komunikata e plotë:

EkoHigjiena

Doktorët e rinj kanë mbetur pa paga, kryetari ta trajtojë me të njëjtën urgjencë këtë çështje, ashtu siç i ka trajtuar punësimet e kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të tij

Organizata “Islamic Relief Kosova”, ka një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar me Komunën e Gjilanit për projektin e shëndetësisë në punësimin e doktorëve në qytetin e Gjilanit. Procesin e rekrutimit e udhëheq organizata “Islamic Relief Kosova”, ndërsa financimi bëhet bashkërisht me Komunën e Gjilanit.

Doktorët e rinj të cilët janë pranuar para disa muajsh nuk janë duke u paguar nga Komuna e Gjilanit. Ata po hyjnë në muajin e tretë të punës dhe të paktën që dy muaj nuk janë paguar.

Përgjegjësit e organizatës “Islamic Relief Kosova”, u kanë dërguar një email doktorëve të rinj duke ju treguar se Komuna e Gjilanit të paktën që katër muaj e gjysmë nuk i ka transferuar paratë tek kjo organizatë, ashtu siç parashihet me marrëveshje.

Përgjegjësi dihet: Alban Hyseni.

Faktet tregojnë se kryetari financimin e doktorëve të rinj nuk po e trajton me urgjencë, ashtu siç po i trajton punësimet e kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të tij.

Për të nuk ka rëndësi që doktorët e rinj të cilët po e kryejnë punën me përkushtim dhe profesionalizëm kanë mbetur pa paga.

Kërkojmë nga kryetari Hyseni që çështjen e financimit ta trajtojë me urgjencë ashtu siç i ka trajtuar punësimet e kunatave dhe balldëskave të tij dhe të zyrtarëve të Vetëvendosjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.