Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban hyseni ka thënë se me fillimin e vitit të ri shkollor, janë të përkushtuar të ofrojnë një mjedis arsimor cilësor për të gjithë nxënësit.
”Gjatë këtij viti, kemi investuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe kemi organizuar trajnime të reja për mësimdhënësit, për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies”, ka thënë hyseni.
Ai po ashtu ka thënë se kanë shtuar fokusin në arsimin dual, i cili u ofron të rinjve mundësi për t’u përgatitur për tregun e punës në mënyrë praktike dhe profesionale.
“Arsimi mbetet shtylla kryesore për formimin e brezave të rinj dhe përgatitjen e tyre për sfidat e së ardhmes, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit”, Alban Hyseni. /2LONLINE/