Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar fermerin Enver Sherifin nga fshati Malishevë.
I pari i Gjilanit, tha se kjo vizitë po bëhet te profesori Enver Sherifi, një punëtor i zellshëm e i përkushtuar jo vetëm në arsim, por edhe në bujqësi.
“Profesori Enver është një nga 29 përfituesit e programit tonë të subvencionimit të mjedrës dhe boronicës, një mundësi kjo e shkëlqyer për fermerët e Gjilanit që të depërtojnë në tregje të reja”, tha kryetari Alban Hyseni.
Më tej, ai shtoi se falë investimit prej 138,000 euro, kanë arritur të mbështesin këta fermerë me fidanë, sisteme të ujitjeje dhe materiale për modernizimin e fermave. /2LONLINE/