Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka thënë se angazhimi i këshillave të fshatrave, shoqatave të bashkatdhetarëve dhe përkushtimi i institucioneve janë bashkuar për të sjellë në jetë projekte me interes publik
Duke iu referuar takimeve të tilla të tij me përfaqësuesve të fshatrave dhe ata të shoqatave të bashkatdhetarëve, kryetari Hyseni ka thënë se ky vit ka nisur mbarë.
Sipas kreut të komunës, kjo po bëhet me qëllim të aktivizimit qytetar që të mund të ndikojnë në krijimin e projekteve, qofshin ato lokale apo qendrore dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.
Kryetari Hyseni tha se këtë vit e nisën me takime të frytshme me këshillat e fshatrave dhe përfaqësuesit e shoqatave të bashkatdhetarëve, duke përçuar mesazhin e bashkëpunimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët.
I pari i komunës tregoi se në fshatrat Miresh, Pogragjë, Përlepnicë, Llashticë, Malishevë dhe Demiraj, mirëmbajtja dhe realizimi i projekteve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe banorëve.
“Kjo qasje synon të shërbejë si model i bashkëpunimit efektiv mes qytetarëve dhe institucioneve edhe në zona të tjera”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se kontributi i bashkatdhetarëve, angazhimi i këshillave të fshatrave dhe përkushtimi i institucioneve janë bashkuar për të sjellë në jetë projekte me interes publik. /2LONLINE/