“Pas rregullimit dhe asfaltimit të trotuarit (faza I) në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, asaj “Adem Jashari”, ka filluar edhe asfaltimi i njërës pjesë të rrugës”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili, për të parë nga afër nisjen e fazës së parë të asfaltimit të kësaj rruge, ka dalë në terren.
Hyseni, shprehet i kënaqur me ecurinë e punimeve, ku pos rregullimit të tërsishëm të trotuareve sipas standardeve të lejuara, po asfaltohet edhe rruga.
“Tashmë rruga dhe trotuari (faza e parë) nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesës është tërsisht e re dhe e cila për dekada ka qenë e pa rregulluar”, tha Hyseni.
I pari I Gjilanit, tha se kjo rrugë tash disa javë është kthyer në vend punishte dhe po merr pamje krejtësisht të re.
Sipas tij pas përfundimit të fazës së parë vazhdojnë punimet e pjesës së nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe.
Kryetari i Gjilanit, tregoi se për kë projekt janë realizuar bisedime me qytetarët e bizneset e kësaj ane, ku edhe sipas kërkesave të tyre po krijohen edhe rreth 80 vend parkime për automjete.
“248 mijë euro është kostoja e kësaj rruge afër 800 metra e gjatë dhe e cila do të krijoi lehtësi për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve”? tha Alban Hyseni.
I pari i komunës tregoi se në këtë pjesë nuk do të mungojnë edhe pemët dekorative.
“Projektet e mëdha sapo kanë filluar. Për qytetin”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/