Në takimin e mbajtur në Cërnicë, ku morën pjesë kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni dhe kandidatët për asamble Arbnor Zeqiri, Bejtullah Osmani e Ema Aliu, qytetarët shprehën brengat e tyre në lidhje me vështirësitë që kanë nga mungesa e ujësjellësit, kanalizimit, problemit me mbeturinat etj.
Hyseni tha se jemi të përgatitur me program që i prekë të gjitha sferat dhe kemi listë që përfaqëson të gjitha moshat e profesionet dhe se jemi të gatshëm të përballemi me këto probleme e t’i zgjidhim ato.
“Cërnica e gatshme për ndryshim”, thotë Hyseni.