Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje e Gjilanit, që njëherësh është kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, ka bërë një vizitë në rrugën “ Metush Krasniqi”, ku, siç ka thënë, është njoftuar, më për së afërmi, me problemet e qytetarëve që jetojnë në këtë zonë të qytetit.
Sipas tij, rrjeti i ujësjellësit, infrastruktura rrugore e ndriçimi publik janë disa nga problemet me të cilat përballen çdo ditë qytetarët e kësaj lagje.
“U pajtuam që për nevojat bazike siç është uji i pijshëm duhet zgjidhje emergjente, ashtu siç u pajtuam se po kaq urgjente është edhe ndërrimi i qeverisjes komunale, ndryshim të cilin do ta bëjmë bashkë me 17 tetor”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/