Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili do të jetë në garë për kryetar të komunës së Gjilanit, në balotazhin që do të mbahet me 14 nëntor, ndjehet fitues, andaj edhe gjatë vizitës në disa prej bizneseve të vogla të qytetit, i bindur në ndryshim të qeverisjes në Gjilan, ka thënë se do të krijojnë infrastrukturën e nevojshme për bizneset e vogla.
“U zotuam se do të krijojmë infrastrukturën e nevojshme që bizneset e vogla të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre”, ka thënë Hyseni pas këtyre vizitave. / 2LONLINE.com/.