“Në 24-vjetorin e Betejës së Zhegocit, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe lapidari në fshatin Zhegoc”, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Hyseni shtoi se në vazhdën e aktiviteteve të organizuara së bashkë me OVL-UÇK dega në Gjilan në nder të kësaj date të lavdishme, u tubuan në shkollën fillore në fshatin Kishnapole, për të cilën janë në proces të emërimit në emër të mësuesit dëshmor “Nijazi Osmani”.
“Beteja e Zhegocit do të mbahet mend për rezistencën e fuqishme që treguan luftëtarët e lirisë e për humbjet e mëdha që i shkaktoi armikut. Heroizmi i luftëtarëve të lirisë me luftën e tyre vetëmohuese e shkroi historinë dhe solli lirinë, e cila e mban përjetësisht vulën e Dëshmorëve të Kombit”, ka thënë i pari i Gjilanit.
“Lavdi e përjetshme për të gjithë martirët e kombit”, është shprehur kryetari Hyseni. /2LONLINE/