Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se ka mirëpritur në Gjilan ministrin për kKomunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe stafin e tij, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë.
“Diskutuam për çështjet e komuniteteve joshumicë dhe mundësitë e bashkëpunimit për ofrimin e kushteve më cilësore për këtë kategori, si dhe vizituam çerdhen në fshatin Shillovë, ku u njoftuam nga afër me nevojat dhe sfidat e tyre”, ka thënë kryetari Hyseni.
Sipas tij, ministri Rashiq shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje financiare të projekteve në të mirën e komuniteteve joshumicë, e të cilat janë të shumta.
“Bashkëqeverisim për të gjitha shtresat”, ka thënë i pari i Gjilanit. /2LONLINE/