DYLON

Azemi: Mbi 1 mijë nxënës pa libra në Gjilan

Azemi: Mbi 1 mijë nxënës pa libra në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Drejtoria e Arsimit në Gjilan përmes përqindjes po mundohet me kamuflua mungesën e librave për nxënësit gjilanas.

Ai ka bërë me dije se nga klasa 6- 9, janë 4517 nxënës.  Nga klasa 1-5, janë 5742. Në total janë 10 259.

EkoHigjiena

Sipas Azemit, 10% e tyre që s’janë të pajisur me libra i bije 1025 nxënës vetëm në Komunën e Gjilanit janë pa libra.

“Në kulmin e marrisë që e kanë bërë me libra, DKA në Gjilan e quan veten si ‘model’ për Komunat tjera. Model me mbi 1 mijë nxënës pa libra. Marre”, ka përfunduar reagimin e tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.