Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj mund të largohet nga skuadra e tij gjatë merkatos së janarit dhe të përfundojë në premierë ligën angleze.
Sipas TutoSport, lojtari shqiptar, Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli drejt skuadrës së premier ligës angleze, Chelsea, gjatë merkatos së janarit.
Pritët të shihet në vijim se a do ta le të lirë Napoli, Hysajn dhe a do të përfundojë ai te Chelsea, pasi thuhet se edhe trajneri Maurizio Sarri, mund t’i ketë në agjendë të planifikimeve të tij, për përforcime, shërbimet e lojtarit shqiptar.