Vitamina C, e rëndësishme për trupin e njeriut

Vitamina C, e rëndësishme për trupin e njeriut

Vitamina C gjendet tek molla dhe sidomos lëkura e saj, tek gjethet e bimëve, tek qumështi, lëngu i portokallit, ananasi, luleshtrydhet.

Gjithashtu antioksidantet gjenden me shumicë kryesisht tek bimët jeshile dhe tek frutat. Vitamina C (acidi askorbik) kryesisht është tek: limoni, portokalli, zarzavatet jeshile, domatja, pjepri, kivi, lulelakra, speci (me shumicë tek speci i kuq), mango dhe tek mëlçitë e viçit dhe lopës,

Përdorimi i saj ka rëndësi të madhe në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe kërpudhave, influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti, në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve,pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira, ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit, ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda.

Po ashtu ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike, zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit, Thithja – absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi

KOMENTE