Napoli dhe Atletico Madridi janë në negociata të avancuara për Elseid Hysajn, me një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro plus bonuse.
Është e mundur që marrëveshja të bëhet si huazim me mundësi blerje, duke u bërë një detyrim nëse Hysaj luan të paktën 50 për qind të ndeshjeve të Atleticos këtë sezon.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u ble nga Empoli për vetëm pesë milionë euro në vitin 2015 dhe do të përfaqësonte një fitim të mirë për Napolin.