Hyn zyrtarisht në fuqi këtë 8 tetor dënimet e reja për dhunën në sport, pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, me ashpërsimin e masave për Veprimet e Dhunshme në veprimtaritë sportive.
Presidentë klubesh dhe organizmave të tjera të agjensive ligjzbatuese, pas incidenteve në ndeshjen mes Kamzës dhe Lacit ku u godit gjystari kryesor i takimit Eldorjan Hamiti.
Në Ndryshimet e publikuara në fletoren zyrtare që 24 shtatorin e kaluar, përbëjnë një risi për sa i përket dispozitave juridike ku goditja ose të tjera vepra dhune ndaj sprtiostëve, trajnerëve aopo arbitrave dënohen detyrimisht me burg, sic parashikohet në nenin 274/a të Ligjit numër 7895 në Kodin Penal, ku shkruhet.
Neni 274/a
Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv
Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Përvec ashpërsimit të masave për goditjet një risi absolute tanimë përbëjnë edhe vepra dje që nuk ndiqeshin penalisht, si për shembull hyrja në fushën e lojës nga persona të paautorizuar, apo aq më tepër mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike , fishekzjareve dhe flakadanëve , deri dje fenomene të zakonshme sidomos në ndeshjet e futbollit, por që sot dënohen me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet..