Deri për Krishtlindje mund të keni humbur një masë në veshjet tuaja, duke ndjekur një dietë shumë të thjeshtë të bazuar tek mjalti.
Ky është rekomandimi i dietologut Mike McInnes, i cili publikoi në “Daily Mail” një program ushqimor që garanton, sipas tij, një humbje peshe prej 1,5-2 kilogramësh në javë.
Mjalti konsiderohet prej specialistit si ushqimi i përkryer për të realizuar një dietë, pasi ka në përbërje një kombinim sheqeri natyral që ndikon në humbjen e peshës.
Në bazë të dietës së McInnes, mjafton një lugë mjalti përpara gjumit, për të vënë në lëvizje metabolizmin edhe gjatë natës, e realizuar kështu non stop djegien e dhjamit.
Dieta e tij mund të bëhët edhe më efektive pa u reduktuar ushqimi i konsumuar, madje nuk ka nevojë as për ndonjë vullnet të hekurt, pasi dietologu këshillon konsumin e arsyeshëm të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera, që kanë zëvendësuar sheqerin me mjaltin.