DYLON

Tahiri: Këtë muaj, nis zbatimi i marrëveshjes për doganat

Avatar photo Redaksia

Delegacioni i Republikës së Kosovës i drejtuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në Bruksel ka zhvilluar takimet e radhës për çështjet e doganës dhe të asociacionit të komunave me shumicë serbe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministrja Tahiri në këtë takim ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për doganat është paraparë të filloj me datën 14 dhjetor.

Sa i takon përgatitjeve për zbatimin e marrëveshjes për doganat, ajo ka theksuar se tashmë janë definuar procedurat dhe hapat që kanë të bëjnë me nisjen e pagesës së taksave doganore në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, e që sipas saj është një zhvillim shumë i rëndësishëm për normalizimin e pagesave të doganave, që kanë munguar një kohë të gjatë në këto dy pika kufitare.

EkoHigjiena

“Zbatimi i marrëveshjes së doganave do të kontribuoj në pengimin e dukurive të jo formalitetit në fushën e bashkëpunimit tregtar mes të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë, duke vendosur standarde evropiane sipas modelit të IBM-it në fushën e bashkëpunimit bilateral doganor me shtetin fqinjë Serbinë”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Në takimet për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka theksuar se pala e Kosovës ka prezantuar procesin, procedurat dhe afatet kohore në konstituimin e strukturave legale komunale të dala nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, që do të pasojnë pas certifikimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.

Aty është potencuar se në bazë të ligjeve të Kosovës pas mbledhjeve inauguruese të kuvendeve të komunave dhe kryetarëve të komunave mund të fillojnë procedurat e themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë ashtu siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit.

Në këtë takim njoftohet se janë dhënë sqarime lidhur me procedurat e themelimit të asociacionit dhe miratimit të draft statutit për asociacionin, sipas modelit të statutit të asociacionit ekzistues dhe Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjit për Lirinë e Asociimit në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.